TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lidhjet e ngushta të tifozerisë së Jagellonia, skuadre polake me ultrasit serbë që eleminoi Dinamon, kanë sjellë edhe më parë probleme për ta, për shkak të provokimeve të tyre kundrejt shqiptarëve.
Fytyra e tyre e vërtetë doli në pah në prag të ndeshjes ndaj Novi Pazar-it, skuadrës serbe të një qyteti të konsideruar si “i myslimanëve”, boshnjak, shqiptarë dhe turq. Përpara vizitës së tyre në Serbi ata postuan fotot e hartë së Kosovës me mbishkrimin “Kosova është Serbi…”
Për këtë provokim u rrahën në rrugët e Novi Pazarit nga shqiptarët. Por me sa duket kjo paska qenë thjeshtë fillimi. Në Tiranë 24 orë më parë tifozët e kësaj skuadre tentuan të krijonin probleme e trazira, me gjeste fyese në sheshin kryesorë të Tiranës.
Sikur të mos mjaftoheshin thjeshtë me fytyrën e shëmtuar të tifozerisë së tyre, sulmuesi grek, vetëm 20 vjeç, Dimitris Rallis, autori i golit të barazimit në “Arenën Kombëtare” ku u zhvillua ndeshka e kthimit mes Dinamos dhe Jagellonias (1-1), poston fotot e festimit të tij në rrjetet e tij sociale Instagram, në stadiumin tonë kombëtarë në qendër të Tiranës, me vendodhjen "Serbi".