TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Beshiktashi ka pësuar një tronditje të madhe në Europë. Skuadra e Ernest Muçit është eliminuar në “play-off” të Ligës së Konferencës nga Lozana, që fitoi 0 me 1.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e parë. Ishte Butler-Ojedeji që gjeti rrugën e rrjetës për miqtë. Avantazhi minimal mjaftoi pasi takimi i parë në Zvicër ishte mbyllur në barazim 1 me 1.
Ernest Muçi u aktivizua me fillimin e pjesës së dytë. Sulmuesi shqiptar është rikuperuar tashmë nga dëmtimi, ndërsa në anën tjetër Milot Rashica mungoi pikërisht për shkak të një dëmtimi muskulor.
Për Lozanën u aktivizua nga stoli Alban Ajdini. Sulmuesi shqiptar gëzon kështu kualifikimin.