TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mirlind Daku ka realizuar dy golat e radhës në Rusi. Rubin Kazan po luan në transfertën e Orenburg dhe ishte Daku që tundi rrjetën në minutën e 16-të dhe më pas dyfishoi shifrat po në pjesën e parë.
Goli i Dakut zhbllokoi takimin e vlefshëm për javën e 7 të elitës ruse. Dhe sulmuesi i Kombëtares shpërtheu menjëherë në lot.
Diçka që duket se lidhet me ndarjen nga jeta të gjyshit të tij, pasi dje postoi në rrjetet sociale për të. Daku ndërkohë është ftuar për ndeshjet e shtatorit me Kombëtaren, teksa pret të japë kontributin e tij.
Pas dy golave të shënuar, Daku shkon në kuotën e 6 golave. Kjo shifër e regjistruar pas 7 javëve kampionat.