TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Donat Rrudhani do e vazhdojë karrierën te Sioni. Klubi i Superligës zvicerane e ka zyrtarizuar me kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.
Rrudhani ishte për herë të fundit pjesë e Lucernës, ndërsa u kthye te Jang Bojs pas huazimit. Me këto të fundit ndërkohë kishte edhe vetëm një vit të mbetur kontratë.
Mesfushori që vlen 1.8 milionë euro në tregun e “transfermarkt” luan në Zvicër prej 8 vitesh. Sioni vlerësohet më pak se Jang Bojs, megjithatë shikohet si mundësi për më tepër minuta.
Kampionati për Sioni ka nisur mjaft mirë. 26-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës e gjen ekipin me 7 pikë të grumbulluara në 3 ndeshje të luajtura.