TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas eliminimit tronditës të Junaited nga Grims bi Taun në raundin e dytë të “Carabao Cup”, trajneri Ruben Amorim shprehu zhgënjimin e tij të thellë dhe kritikoi ashpër performancën e skuadrës. Portugezi theksoi se “diçka duhet të ndryshojë, u kërkoj falje tifozëve”, duke shtuar se “nuk mund të ndryshojmë 22 lojtarë përsëri”, duke iu referuar ndryshimeve të mëdha në skuadër gjatë verës.
Ai kritikoi mungesën e intensitetit dhe përqendrimit të skuadrës, duke thënë: “Nuk është vetëm portieri Onana, i cili kreu një tjetër gabinm. Eshtë gjithçka që po shkon jo si duhet. Është ambienti, mënyra si e përballojmë sfidën”. Amorim pranoi se Grimsby ishte skuadra më e mirë në fushë dhe se Junaitid nuk tregoi përkushtimin e nevojshëm për të fituar ndeshjen. Pas ndeshjes, tifozët e Mançester Junaitid shprehën pakënaqësinë e tyre në rrjetet sociale, duke kërkuar largimin e Amorim dhe duke e quajtur atë “frikacak” për mënyrën si menaxhoi ndeshjen.
SITUATA – Kjo humbje e thellon krizën e Junaitid, që nuk ka fituar asnjë nga tre ndeshjet e para të sezonit dhe ndodhet në një situatë të vështirë përpara ndeshjes së ardhshme në Premier Ligë kundër Bërnlit. Ndërkaq mund të thuhet se Grimsbi arriti një nga surprizat më të mëdha në historinë e saj, duke mposhtur gjigantët e Premier Ligës, përpara një publiku të mbushur në “Blundell Park”. Teksa gjithçka u përfshi nga deliri, pasi vendësit morën një epërësi 2- 0 ndaj Junaitid.
Në pjesën e dytë, Amorim aktivizoi lojtarë si Matajs de Ligt, Bruno Fernandesh, Brajan Mbeumo, Mejzon Mount dhe Xhoshua Zirkzi, teksa skuadra u përpoq të rikthehej në ndeshje duke ia dalë gjithesesi vetëm të barazojë shifrat me Mbeumo dhe Meguajr. E në fund, rezultati u vendos në fund me penallti, ku pas një serie dramatike gjuajtjesh, Mbeumo humbi tentativën e tij të dytë, duke i dhënë Grimsbit fitoren 12-11 dhe kalimin në turin tjetër. E në këto kushte, pozita e trajnerit portugez duket në diskutim. Vetëm në maj, përpara humbjes 1-0 nga Totenhem Hotspur në finalen e Ligës së Evropës, puna e tij konsiderohej e sigurt. Sipas një raporti të “The Times”, Junaitid kishte planifikuar të vazhdonte me Amorimin në sezonin 25/26. Megjithatë, me turpin e përsëritur në fillim të sezonit, e ardhmja e tij tani shihet e pasigurtë.