SPORT, 19 Qershor 2022, 17:38

Tirana tregon forcën në Turqi, mposht Shkupin në miqësore

Tirana tregon forcën në Turqi, mposht Shkupin në miqësore

Tirana ka fituar miqësoren kundër Shkupit, që ka dalë kampion në Maqedoninë e Veriut sezonin e fundit futbollistik.

Bardheblutë triumfuan me rezultatin e pastër 2-0 dhe golat u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes.

Golat u shënuan nga Vesel Limaj dhe Taulant Seferi. Tirana ka edhe dy miqësore të tjera, kundër Hermanstadt dhe Fenerbahçe.