SPORT, 12 Nëntor 2021, 22:51

Shqipëria ishte një katastrofë në "Wembley", "Tre Luanët" u japin leksion të hidhur Kuqezinjve!

Shqipëria ishte një katastrofë në "Wembley",

Një pjesë e parë katastrofike bëri që kombëtarja shqiptare të rikthehej shumë vite përpara dhe të pësonte një humbje të thellë, 5-0 në transfertën ndaj Anglisë për kualifikueset e Botërorit "Katar 2022", rezultat që e kishte pësuar edhe në të njëjtin stadium, më 26 prill 1989 për eliminatoret e Botërorit "1990".

Një atmosferë e jashtëzakonshme në “Wembley”, ku të paktën 1/3-a e tifozëve ishin ata kuqezi, megjithatë gjërat në fushë nuk shkuan aspak mirë.

Fillimisht ishte Keidi Bare që “u dorëzua” për shkak të një dëmtimi, ndërsa më pas Maguire shënoi golin e avantazhit për anglezët, pas një gabimi në vendosje të kuqezinjve në goditje standarde.

Makthi nuk kishte fund, pasi në të 15-ën Myrtu Uzuni shpërdoroi një “dhuratë” të anglezëve për të rikthyer baraspeshën, ndërsa dy minuta më vonë Marash Kumbulla la fushën e lojës i dëmtuar, për t’u zëvendësuar nga Dermaku.

Nga ky moment gjithçka shkoi keq e më keq, me kuqezinjtë që nxorën topin plot 5 herë nga rrjeta deri në fundin e pjesës së parë dhe po të mos ishte për mëshirën e “tre luanëve” në 45-minutëshin e dytë, mbrëmja mund të kishte përmasa edhe më dramatike.

Gjithsesi tani nuk ka kohë për të qarë, pasi tri ditë më vonë në “Air Albania” vjen Andorra, në ndeshjen e fundit eliminatore, që duhet fituar patjetër për ta mbyllur edicionin në vendin e tretë, që ishte edhe objektivi primar i kuqezinjve.

Angli-Shqipëri  5:0 

Maguire 9′, Kane 18′, 34′, 45’+1, Henderson 28′

GOLAT 

 9′ -  Angli-Shqipëri  1:0 - Na ndëshkon Anglia në rastin e parë të krijuar. Një rreshtim i gabuar gjatë një goditjeje standarde, bëri që Maguire të gjendej i vetëm me Strakoshën dhe gjuajti saktë me kokë, për të dërguar topin në rrjetë.

18' - Angli-Shqipëri  2:0  - Na ndëshkon sërish Anglia. Pas një aksioni të shpejtë, Henderson dërgon një krosim perfekt për Kane, që e ka shumë të lehtë ta shtyjë me kokë topin në rrjetë, shumë pranë portës së Strakoshës.

28' - Angli-Shqipëri  3:0 - Mbrojtja kuqezi është në një kaos të pashembullt dhe lejon Henderson të depërtojë lehtësisht deri para Strakoshës, ku ai e ka të thjeshtë të shënojë golin e 3-0.

34′ Angli-Shqipëri  4:0 – Kthehet në lojë fëmijësh. Gabon fatalisht Barjami dhe më pas Harry Kane e ka të lehtë të shënojë golin e katërt.

45'+1′ Angli-Shqipëri  5:0 - Harry Kane realizon një gol të bukur me gjysmë roveshjatë.


FOTO NGA NDESHJA

Shqipëria ishte një katastrofë në "Wembley",

Shqipëria ishte një katastrofë në "Wembley",

Shqipëria ishte një katastrofë në "Wembley",

Shqipëria ishte një katastrofë në "Wembley",

Shqipëria ishte një katastrofë në "Wembley",

Shqipëria ishte një katastrofë në "Wembley",

Shqipëria ishte një katastrofë në "Wembley",

Shqipëria ishte një katastrofë në "Wembley",

Shqipëria ishte një katastrofë në "Wembley",