SPORT, 12 Nëntor 2021, 19:17

Sfida me Anglinë në "Wembley"/ Reja bën publik formacionin, ka surprizë që nga minuta e parë

Sfida me Anglinë në "Wembley"/ Reja bën publik

Ndeshja Angli-Shqipëri në “Wembly” do të jetë sfida e cila do të përcaktojë përfundimisht nëse kuqezinjtë do të ruajnë deri në sfidën e fundit ëndrrën për një vend në play-off, apo nëse që nga sfida me Andorrën duhet të nisin përgatitjet për kualifikimin në Europian.

Dueli është i një rëndësie të veçantë, por trajneri Reja nuk ka ngurruar që të bëjë lëvizje të rëndësishme në grupin e kuqezinjve.

Kështu, nga minuta e parë shfaqet në fushën e lojës Thomas Strakosha e jo Etrit Berisha në portë. Një lëvizje e papritur, pasi mendohej se kapiteni Berisha do të ishte përsëri titullar të paktën deri në fund të eliminatoreve.

Veseli është ai që zëvendëson Gjimshitin e dëmtuar në prapavijë, ndërsa Bajrami kthehet përsëri mes titullarëve, për të luajtur pas krahëve të dyshes Uzuni-Cikalleshi.

FORMACIONET ZYRTARE

Anglia (3-4-3): Pickford; Walker, Maguire, Stones; James, henderson, Philipps, Chilwell; Foden, Kane, Sterling

Shqipëria (5-3-2): Berisha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Trashi; Gjasula, Bare, Bajrami; Uzuni, Cikalleshi