SPORT, 12 Nëntor 2021, 19:32

Tifozët e donin në formacion kundër Anglisë, Broja përfundon në tribunë

Tifozët e donin në formacion kundër Anglisë, Broja

Përveç Gjimshitit e Manajt, që nuk janë të grumbulluar, Armando Broja duket se është mungesa e madhe e kuqezinjve për sfidën ndaj Anglisë, mbrëmjen e sotme në “Wembley”.

Sulmuesi i talentuar i Shqipërisë iu bashkua përfaqësueses në Londër, por duket se nuk ia doli të rikuperohet plotësisht dhe nuk do të jetë as në stol për sfidën ndaj “Tre luanëve”.

Broja do të ndjekë nga tribuna sfidën ndaj Anglisë, ndërsa trajneri Reja ka zgjedhur dyshen Uzuni-Cikalleshi për sulmin dhe në pankinë do të ketë Bekim Balajn.

Formacionet zyrtare:

Anglia (3-4-3): Pickford; Walker, Maguire, Stones; James, henderson, Philipps, Chilwell; Foden, Kane, Sterling

Shqipëria (5-3-2): Berisha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Trashi; Gjasula, Bare, Bajrami; Uzuni, Cikalleshi