TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria po luan kundër Anglisë në mitikun “Wembley”, në sfidën e parafundit të eliminatoreve të Kupës së Botës Katar 2022, me kuqezinjtë që i mban në lojë për kualifikim vetëm matematika.
MINUTË PAS MINUTE
Angli-Shqipëri 5:0
45'+2 Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria zhvillon një ndeshje shume të dobët.
45'+1′ Angli-Shqipëri 5:0 - Harry Kane realizon një gol të bukur.
34′ Angli-Shqipëri 4:0 – Kthehet në lojë fëmijësh. Gabon fatalisht Barjami dhe më pas Harry Kane e ka të lehtë të shënojë golin e katërt.
GOL 28' - Angli-Shqipëri 3:0 - Mbrojtja kuqezi është në një kaos të pashembullt dhe lejon Henderson të depërtojë lehtësisht deri para Strakoshës, ku ai e ka të thjeshtë të shënojë golin e 3-0.
GOL - 18' - Angli-Shqipëri 2:0 - Na ndëshkon sërish Anglia. Pas një aksioni të shpejtë, Henderson dërgon një krosim perfekt për Kane, që e ka shumë të lehtë ta shtyjë me kokë topin në rrjetë, shumë pranë portës së Strakoshës.
14′ – Çfarë humb Uzuni. Anglezët gabojnë në një kthim topi dhe Uzuni e sheh veten i vetëm përballë portierit Pickford, por gjuan dobët dhe i jep mundësi anglezit të grushtojë. Shpërdorojmë një rast ideal për të rikthyer baraspeshën.
GOL - 9′ - Angli-Shqipëri 1:0- Na ndëshkon Anglia në rastin e parë të krijuar. Një rreshtim i gabuar gjatë një goditjeje standarde, bëri që Maguire të gjendej i vetëm me Strakoshën dhe gjuajti saktë me kokë, për të dërguar topin në rrjetë.
6′ – Ndalet loja, pasi Keidi Bare ka nevojë për ndihmën mjekësore.
1' - Starton sfida pas një minute heshtje në nderim të ish futbollistit anglez Ron Flowers, i ndarë nga jeta gjatë ditës së sotme, por edhe të “Ditës së Përkujtimit të viktimave të luftës…
Formacionet zyrtare:
Anglia (3-4-3): Pickford; Walker, Maguire, Stones; James, henderson, Philipps, Chilwell; Foden, Kane, Sterling
Shqipëria (5-3-2): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Trashi; Gjasula, Bare, Bajrami; Uzuni, Cikalleshi