SPORT, 12 Nëntor 2021, 16:22

Lajm i trishtë për sportin shqiptar, një tjetër figurë e njohur humb betejën me COVID

Lajm i trishtë për sportin shqiptar, një tjetër figurë

Një lajm i trishtë ka ardhur sot për futbollin shqiptar, i cili ka humbur një figurë të njohur në vite si drejtues. Pas një beteje të gjatë me COVID-19, është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare Ylli Tare.

Ai kishte qenë i infektuar prej më shumë se një muaji, por nuk ia doli do të të fitonte këtë betejë të vështirë, që i hoqi familjarëve e të afërmve, por edhe sportit në vendin tonë një person shumë të respektuar.

Tarë ka qenë një ish-zyrtar i lartë në sportin shqiptar dhe është njohur për shumë vite, sidomos për rolin e tij si drejtori i Qendrës së Grumbullimit të Ekipeve Kombëtare, apo edhe si drejtori i Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”.