SPORT, 12 Nëntor 2021, 21:22

Live - Angli-Shqipëri 3-0/ Tre gola brenda 28 minutash, Kuqezinjtë në një ditë të errët në "Wembley"

Live - Angli-Shqipëri 3-0/ Tre gola brenda 28 minutash, Kuqezinjtë

Shqipëria po luan kundër Anglisë në mitikun “Wembley”, në sfidën e parafundit të eliminatoreve të Kupës së Botës Katar 2022, me kuqezinjtë që i mban në lojë për kualifikim vetëm matematika.

MINUTË PAS MINUTE

Angli-Shqipëri  3:0 

GOL - 28' - Mbrojtja kuqezi është në një kaos të pashembullt dhe lejon Henderson të depërtojë lehtësisht deri para Strakoshës, ku ai e ka të thjeshtë të shënojë golin e 3-0.

GOL - 18' -  Na ndëshkon sërish Anglia. Pas një aksioni të shpejtë, Henderson dërgon një krosim perfekt për Kane, që e ka shumë të lehtë ta shtyjë me kokë topin në rrjetë, shumë pranë portës së Strakoshës.

14′ – Çfarë humb Uzuni. Anglezët gabojnë në një kthim topi dhe Uzuni e sheh veten i vetëm përballë portierit Pickford, por gjuan dobët dhe i jep mundësi anglezit të grushtojë. Shpërdorojmë një rast ideal për të rikthyer baraspeshën.

GOL - 9′ -  Na ndëshkon Anglia në rastin e parë të krijuar. Një rreshtim i gabuar gjatë një goditjeje standarde, bëri që Maguire të gjendej i vetëm me Strakoshën dhe gjuajti saktë me kokë, për të dërguar topin në rrjetë.

6′ – Ndalet loja, pasi Keidi Bare ka nevojë për ndihmën mjekësore.

1' - Starton sfida pas një minute heshtje në nderim të ish futbollistit anglez Ron Flowers, i ndarë nga jeta gjatë ditës së sotme, por edhe të “Ditës së Përkujtimit të viktimave të luftës…

Formacionet zyrtare:

Anglia (3-4-3): Pickford; Walker, Maguire, Stones; James, henderson, Philipps, Chilwell; Foden, Kane, Sterling

Shqipëria (5-3-2): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Trashi; Gjasula, Bare, Bajrami; Uzuni, Cikalleshi