SPORT, 19 Korrik 2022, 21:09

Shënojnë, por nuk shmangin dot humbjen ndaj Karabagut. Dy shqiptarë protagonistë në Champions

Shënojnë, por nuk shmangin dot humbjen ndaj Karabagut. Dy

Lindrit Kamberi dhe Mirlind Kryeziu kanë qenë protagonistët e Zyrihut në disfatën e kualifikuesve të Championsit ndaj Karabagut.

Dy lojtarët me origjinë shqiptare, me Kamberin që luan për Zvicrën dhe Kryeziu për Kosovën kanë shënuar dy golat e zvicerianëve në transfertën e përfunduar me rezultatin 3-2 në favor të Karabagut.

Kamberi shënoi golin e parë për Zyrihun në minutën e 65-të, ndërsa Kryeziu konvertoi me sukses një penallti në minutën e 85-të të sfidës.

Karabag 3-2 Zyrih

Kadi 17’, Uadji 36’, 66’/ Kamberi 65’, Kryeziu 85’