SPORT, 19 Korrik 2022, 11:21

ZYRTARE/ Totenhemi i Antonio Kontes i papërmbajtshëm, londinezët prezantojnë blerjen e 6-të në merkato

ZYRTARE/ Totenhemi i Antonio Kontes i papërmbajtshëm, londinezët

Tashmë është zyrtare, Totenhemi i Antonio Kontes prezanton blerjen e gjashtë në këtë sesion të merkatos verore.

Pas transferimit të Forster, Bisouma, Perisiç, Riçarlison edhe Lengle, tani prezantohet edhe Djed Spens, i cili vjen pas eksperiencës me Midëllsbrou dhe Notingam Forest që ishte i huazuar.

Mbrojtësi 21-vjeçar ka firmosur një kontratë 5-vjeçare deri më 30 qershor 2027.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi londinez me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar teksa i ka uruar mirëseardhjen mbrojtësit britanik.

Me fanellat e Midëllsbrou dhe Notingam Forest sezonin e kaluar në Championship, Spens u aktivizua gjithsej në 45 takime duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar dhe katër asiste.