SPORT, 19 Korrik 2022, 17:27

Juventusi nuk i ndahet Atletikos, ofron 4 milionë euro për huazimin e zëvendësuesit të Vlahoviç

Juventusi nuk i ndahet Atletikos, ofron 4 milionë euro për huazimin e

Trajneri Masimiliano Alegri nuk kërkon që të heqë dorë nga Alvaro Morata, të cilin edhe pas ardhjes së Angel di Marias dhe në pritje të rikuperimit të Federiko Kiezës, e do spanjollin jo vetëm për të pasur një alternativë të rolit “alla Manxukiç”, por në të njëjtën kohë edhe faktin se 29- vjeçari mund të jetë zgjidhja edhe si zëvendës Vlahoviç.

Dhe ndërsa ditët kalojnë, te Juventusi vazhdojnë që të mendojnë planin për ta rikthyer sërish në Torino, me ofertën e fundit që është formuluar dje: 4 milionë euro për huazimin 1-vjeçar, pagesën e plotë të rrogës së lojtarit dhe të drejtë blerjeje verën e ardhshme për 20 milionë euro. Pritet përgjigjja nga “Colchoneros”.