SPORT, 19 Korrik 2022, 10:03

“Zaneti e Maikon idhuj”, rrëfehet mbrojtësi i Interit: Pika ime e fortë… shpejtësia

“Zaneti e Maikon idhuj”, rrëfehet mbrojtësi i Interit:

Raul Belanova është rritur në akademinë e Milanit, por gjithmonë ka qenë tifoz i zikaltërve.

Mbrojtësi i djathtë i mbërritur nga Kaljari këtë merkato ka folur për “Dazn” duke zbuluar disa nga ndjesitë e tij.

“Unë kam qenë tifoz i Interit gjithë kohën edhe kur kam qenë te Milani, por kuqezinjtë i falënderoj për mundësinë. Tani jam këtu dhe dua të jap çdo gjë që të shpërblej besimin e klubit.

Kam fatin që të luaj aty ku kanë luajtur idhujt e mi, Zaneti e Maikon, dhe jam shumë i lumtur për këtë.

Cilësia ime më e mirë? Shpejtësia, metrat e para me topin në këmbë janë të preferuarat e mia dhe në këtë mënyrë dua të jap kontributin tim, madje duke shfrytëzuar këtë edhe për krosimet.

Me Lukakun kemi nisur t’i provojmë që tani”, u shpreh italiani.