SPORT, 19 Korrik 2022, 16:22

E bujshme, Neymar i ofrohet Manchester Cityt

E bujshme, Neymar i ofrohet Manchester Cityt

Merkato është e paparashikueshme. Prej javësh përflitet për një largim të mundshëm të Neymar nga PSG, teksa së fundmi Le Parisien ka publikuar një artikull tejet interesant.

Ylli brazilian i është ofruar Manchester Cityt. Gjithsesi, përgjigja e “Qytetarëve” ka qenë e menjëhershme: “Jo”.

Trajneri i Citizens, Pep Guardiola e ka bërë tashmë planin për sezonin e ri dhe u ka bërë me dije të gjithëve se nuk është nevoja më për ndërhyerje, edhe nëse bëhet fjalë për ndonjë afrim me peshë.

30 vjeçari Neymar është pjesë e skuadrës nga Parisi që nga viti 2017, periudhë në të cilën vinte nga Barcelona.