SPORT, 3 Janar 2023, 22:20

Sadiku titullar, Vijareali mposht me përmbysje Kartagjenën në Kupën e Mbretit

Sadiku titullar, Vijareali mposht me përmbysje Kartagjenën në

Edhe pse Kartagjena e mbylli pjesën e parë me epërsinë 1-0, fragmentin i dytë i lojës foli i gjithi për miqtë, teksa arritën të shënonin plot 5 herë me Maena, Danjuma, Moraesh, Çukueze dhe Kapue.

Ndërkohë golin e vetëm për Kartagjenën e shënoi Vaskuez Perez në minutën e 39-të. Për sa i përket Armando Sadikut, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, qëndroi në fushë 68 minuta, por pa arritur të linte gjurmë, teksa më pas u zëvendësua nga Ortuno në minutën e 68-të.

Në duelet e tjera të zhvilluara pasditen e sotme, Valencia mposhti modestën e La Nucias me rezultatin 0-3, teksa dueli Espanjol-Selta Vigo, shkoi me shtesa, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.