SPORT, 3 Janar 2023, 18:49

Video/ “Siuuu...” në sallën e konferencës, gazetarët arabë surprizojnë Kristiano Ronaldon

Video/ “Siuuu...” në sallën e konferencës,

Të gjithë sytë e botës sportive ditën e sotme ishin në Arabinë Saudite, në ditën historikë të prezantimit të Kristiano Ronaldos me skuadrën e Al Nassr.

Një atmosferë dhe ceremoni e jashtëzakonshme ishte rezervuar për yllin portugez, teksa nuk munguan surprizat edhe në sallën e konferencës, gjatë prezantimit dhe fjalëve të para të Ronaldos si futbollist i Al Nassr.

Një gazetar gjatë konferencës për shtyp të Ronaldos në Al-Nassr rrëmbeu skenën duke brohoritur në sallë ‘SIUUU’ (Pasthirmën që identifikon festimin e Kristiano Ronaldos). Ky veprim i tij ka surprizuar edhe yllin portugez.

Për më tepër shikoni videon:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 (@433)