TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Funerali i legjendës Pele, nuk mund të kalonte pa incidente. Në rrugët e Sao Paulos, gjatë lëvizjes së kortezhit funeral drejt varrezave, ka pasur një përleshje mes dy grupeve të tifozëve.
Tifozët e Santos, klubi për të cilin luante Pele, sulmuan mbështetësit e rivalit të përbetuar Palmeiras. Kaos më të madh u parandalua nga pjesëtarët e policisë ushtarake, të cilët me atë rast ndaluan disa tifozë.
Sipas mediave braziliane, rreth 230,000 njerëz morën pjesë në lamtumirën e fundit të Peles, ndaj ka edhe një numër të madh të personelit të sigurisë në rrugë.
Integrantes da torcida Sangue Jovem, do Santos, agridem membro da Mancha Verde, principal organizada do Palmeiras, durante o cortejo fúnebre de Pelé.
— Metrópoles (@Metropoles) January 3, 2023
Polícia militar precisou intervir e escoltar o palmeirense até um local seguro.
???? @SamPancher pic.twitter.com/SJnLuBJYwL