SPORT, 3 Janar 2023, 19:55

Trajneri i Al-Nassr/ Rudi Garcia: Ronaldo, një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit

Trajneri i Al-Nassr/ Rudi Garcia: Ronaldo, një nga lojtarët më

Gjatë konferencës për shtyp, në prezantimin e Kristiano Ronaldo te Al-Nassr, trajneri i ekpit arab foli për nënshkrimin e Kristiano Ronaldos, ku e cilësoi luzitanin, si një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit.

“Jam i befasuar nga numri i njerëzve në sallën e shtypit, zakonisht pas ndeshjeve janë vetëm 3-4 gazetarë…

Kristiano është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, ai është një legjendë dhe është një nder i madh për të gjithë ne që ta presim këtu. Jam i sigurt se ky është një moment fantastik për kampionatin dhe për Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Kam mësuar në jetën time se lojtarët si ai janë më të lehtë për t’u trajnuar. Mund të mësoj prej tij, të dy duam të fitojmë”,- tha Rudi Garcia në prezantimin e Ronaldos.