SPORT, 17 Dhjetor 2022, 15:10

Katar 2022/ Rreth 90 mijë tifozë për finalen Argjentinë-Francë, çmimet e çmendura të biletave

Katar 2022/ Rreth 90 mijë tifozë për finalen

Ndeshja e fundit e Botërorit Katar 2022 do të luhet këtë të diel në stadiumin ‘Lusail Iconic’, një stadium që mund të presë deri në 89 mijë tifozë.

Përballja mes Francës dhe Argjentinës pritet të jetë një nga eventet më të ndjekura televizive.

Por sfidë mbetet për ata tifozë të cilët duan të jenë në stadium. E padyshim çmimi i biletave për këtë finale mbetet i lartë.

Për të siguruar zyrtarisht një vend në kategorinë 1 të stadiumit duhet të paguani plot 1223 euro, e këto bileta janë shitur të gjitha. Biletat më të lira të reklamuara përmes portalit të biletave të FIFA-s ishin me kosto 156 euro për një vend në kategorinë 4.

763 euro kushton një vend në kategorinë 2 dhe 460 euro për kategorinë 3.

Por ka edhe nga ata që për të parë nga afër Messin dhe Mbappe kanë paguar në tregun e zi plot 3 mijë dollarë.