SPORT, 17 Dhjetor 2022, 14:30

E KRYER/ Shok reparti me Armando Brojën, Çelsi transferon sulmuesin e njohur francez

E KRYER/ Shok reparti me Armando Brojën, Çelsi transferon sulmuesin

Çelsi ka transferuar në “Stamford Bridge” sulmuesin e Lajpcig, Kristofer Nkunku.

Kjo është ajo që raportojnë mediat angleze, me çdo gjë që thuhet se është përfunduar dhe se tani pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit.

Gjithsesi, francezi do të bashkohet me “Blutë” në verën e 2023, e cila do t’i kushtojë klubit anglez më shumë se 60 milionë euro.

Ai pritet të jetë shok reparti me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Brojën, me këtë të fundit që gjithashtu do të bashkohet me Çelsin sezonin e ardhshëm pas dëmtimit që pësoi së fundmi.