TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Si rrallë herë në Shqipëri, në javën e fundit të Superiores do të përcaktohen shumë gjëra duke filluar që nga titulli kampion, te Europa dhe te mbijetesa. Skuadrat janë ende në garë për gjithçka dhe vetëm sot do të përcaktohen gjërat.
Partizani dhe Tirana shohin nga titulli kampion dhe shpresojnë deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit ndërkohë që nga ta, varen edhe fatet e mbijetesës e të Europës. Të kuqtë presin Teutën që synon Europën, ndërsa Tirana luan me Erzenin që kërkon minimalisht, “Play Off”.
Ndeshje e rëndësishme është edhe ajo mes Bylisit dhe Vllaznisë. Ballshiotët shpresojnë në mbijetesë ndërsa Vllaznisë i duhet Europa. Një ndeshje më të lehtë në letër ka Laçi që pret Kastriotin që tashmë ka rënë nga kategoria ndërsa Kukësi që synon të blindojë vendin e 7, udhëton në transfertën e Egnatias, me këta të fundit që kanë sytë nga Kupa e Shqipërisë.
JAVA 36
16:00 BYLIS – VLLAZNIA
16:00 EGNATIA – KUKËSI
16:00 ERZENI – TIRANA
16:00 LAÇI – KASTRIOTI
16:00 PARTIZANI – TEUTA.