SPORT, 8 Janar 2023, 14:34

Mançester Junajtid gjen zëvendësuesin e Ronaldos, huazon sulmuesin që “tërboi” Argjentinën në Botëror

Mançester Junajtid gjen zëvendësuesin e Ronaldos, huazon

Duket se Mançester Junajtid e ka gjetur më në fund sulmuesin që do të zëvendësojë Kristiano Ronaldon në “Old Traford”.

Bëhet fjalë për sulmuesin holandez, Vug Veghorst, i cili pritet të huazohet nga Bërnlej.

Holandezi u aktivizua gjysmën e parë të sezonit me Beshiktashin si i huazuar dhe në ndeshjen e fundit ai u përshëndet me tifozët, duke bërë çdo gjë të kryer.

Kështu raportojnë dhe mediat angleze, me “Djajtë e Kuq” që kanë çdo gjë gati për të mirëpritur Veghorstin, i cili “tërboi” Argjentinën e Mesit në Botëror me dy golat e shënuar në çerekfinale.