TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Alfonso Dejvis do ta humbas fazën për fundimtare të sezonit me Bajernin dhe pjesëmarrja e tij në Kupën e Botës mbetet në dyshim. Kanadezi po përballet me një tjetër sfidë të madhe. Për momentin këto janë më shumë shqetësime të heshtura sesa alarmante, por dëmtimi muskulor që Dejvis pësoi pas ndeshjes së kthimit kundër PSG javën e kaluar do ta lërë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit me Bajernin. Ai do të jetë vetëm spektator në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Këlnit dhe në finalen e kupës kundër Shtutgartit, pas kësaj fillon gara me kohën.
Për Dejvis, kjo është vetëm një tjetër pengesë në një seri të gjatë problemesh që nga këputja e ligamentit vitin e kaluar. Rikthimi i tij në dhjetor u pasua nga një dëmtim në kofshë në shkurt dhe më pas, menjëherë pas rikthimit në fushë, një tjetër tendosje muskulore. Edhe gjatë rehabilitimit pas këputjes së ligamentit, Dejvis kishte përjetuar një krizë emocionale, siç kishte treguar vetë. “Po bëja dush dhe më pas shpërtheva në lot.” Situata po bëhet shqetësuese, jo vetëm nga ana sportive.
Ndërkohë që Laimer dhe Stanisiç janë vendosur si titullarë në krahët e mbrojtjes, Dejvis, pozitiv dhe energjik, po zhgënjehet nga vetë trupi i tij. “Kjo është padyshim shumë e hidhur,” thotë drejtori sportiv Kristof Frojnd, dhe ai nuk është i vetmi që mendon kështu. “Ai bëri një rikthim të mirë pas dëmtimit serioz në gju, por më pas dëmtimet muskulore vazhduan ta ndalonin. Ai kurrë nuk arriti të hynte vërtetë në ritëm.” Fizikisht, Vinsent Kompani “nuk është i shqetësuar”, siç shpjegon trajneri.
“Ai do të rikthehet dhe gjithçka do të jetë mirë përsëri. Por mendërisht është tepër e vështirë. Dhe ndonjëherë nuk janë dëmtimet e mëdha ato më të vështirat. Janë këto dëmtime të vogla që rikthehen vazhdimisht dhe të godasin psikologjikisht.” Për Dejvis, nuk bëhet fjalë vetëm për të ardhmen afatgjatë, por sidomos për rikthimin e vetëbesimit dhe besimit te trupi i tij në afat të shkurtër. “Disa lojtarë arrijnë ta kalojnë këtë për 24 orë, për të tjerët duhet më shumë kohë,” thotë Kompani, i cili edhe vetë si lojtar është përballur shpesh me dëmtime të vogla dhe të mëdha. “Në një moment do ta shoh përsëri Fonzin në sy dhe do t’i them: ‘Vazhdo përpara.’ Nuk mund të kesh frikë. Frika është armiku më i madh i lojtarëve që mbeten të bllokuar në një cikël dëmtimesh.”