SPORT, 11 Janar 2026, 18:57

Reali kërkon “hakmarrje” ndaj Barcelonës, publikohen formacionet zyrtare

Reali kërkon “hakmarrje” ndaj Barcelonës, publikohen

Real Madridi dhe Barcelona do ta kërkojnë trofeun e parë të vitit 2026, pra Superkupën e Spanjës.

Reali eliminoi në gjysmëfinale rivalin lokal, Atletico, derisa Barcelona “demoloi” Bilbaon për t’u kualifikuar në finalen e madhe.

Trajneri Xabi Alonso ka vendosur që për “El Clasico” të mos e rrezikojë Kylian Mbappen, të cilin e ka lënë në stol, duke i besuar sulmit Vinicius, Garcia dhe Rodrygo.

Në anën tjetër, Hansi Flick e ka rikthyer Lamine Yamalin në formacionin bazë pasi e la në stol në gjysmëfinale, me këtë të fundit që do të luajë pranë Raphinhas e Ferran Torres.

Real Madrid: Courtois; Carreras, Asencio, Huijsen, Valverde; Tchouameni, Camavinga; Guler, Bellingham; Rodrygo, Vinicius

Barcelona: Garcia; Balde, Cubarsi, E.Garcia, Kounde; De Jong, Fermin, Pedri; Raphinha, Lewandowski, Yamal

Kujtojmë, përballja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00.