TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Masimiliano Alegri ka qenë dukshëm i pakënaqur me barazimin 1-1 ndaj Fiorentinës të Milanit të tij, që humbi përsëri hapin e kreut dhe duket se në këto momente ka vështirësi të shprehet e sigurojë fitoret që i nevojiten. Trajneri braktisi pankinën pa pritur vërshëllimën përfundimtare, për t’u futur në dhomat e zhveshjeve.
Ai dukej më i qetësuar kur u shfaq para kamerave për intervistat e zakonshme, teksa ka justifikuar edhe renien e ekipit të tij apo pse disa lojtarë nuk kanë shkëlqyer ende siç pritej kur u bënë pjesë e kuqezinjve.
“Kemi bërë një pjesë të parë të mirë pa arritur të shënojmë gol. Në pjesën e dytë Fiorentina ushtroi më shumë trysni, por pastaj patëm durim. Duhet të luajmë më mirë kur jemi pranë zonës.
Nuk mund të kesh 100% saktësi, kemi shumë ndeshje para, jemi të dytët në klasifikim dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugëtim.
Jashari? Sipas meje ka bërë një ndeshje të mirë, nuk ishte e thjeshtë. I dha një pasim të mirë Estupinian, por duhet të kuptojë futbollin italian, i cili nga jashtë duket i thjeshtë. Ata që vijnë nga jashtë e kanë të vështirë që të ambientohen. Pas ndeshjes ndaj Xhenoas po tallesha me Modriç i cili më ka thënë se nuk i kishte ndodhur kurrë më parë që dikush t’i shkonte mbrapa gjatë të gjithë ndeshjes, ku shkonte njëri, shkonte tjetri. Në një moment i ka thënë “Më fal pak, a mund të më lësh vetëm?”. Ai i është përgjigjur “Jo, më kanë thënë të të ndjek kudo”. Ndaj futbolli italian është shumë i vështirë.
Llogari për Champions? Ne duhet të kthehemi te fitoret se mungojnë shumë pikë. Mungojnë nga 34, deri në 46 pikë për zonën Champions. E kemi nisur duke ndryshuar 55% të lojtarëve në përbërje, duhet të përmirësohemi”, ishte komenti i Alegrit për “DAZN” pas duelit.