TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dinamo ka mposhtur Besën me rezultatin 3-0 në stadiumin “Air Albania”.
Ekipi i Ilir Dajës siguroi kështu çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Golin e parë e realizoi Bernard Berisha. Ishte minuta e 12-të, kur përfitoi nga gabimi i prapavijës së Besës.
Bregu dyfishoi shifrat në minutën e 80-të, ndërsa Hekuran Berisha vulosi rezultatin në kohën shtesë.
Për çerekfinalet do të ketë short, ndërsa Dinamo është pjesë e vazos së parë.