TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Igli Tare është rikthyer të flasë për merkaton e Milanit. Drejtori sportiv i kuqezinjve si zakonisht në daljet e fundit, vijon të marrë pyetje sa i përket rinovimit të mundshëm të Majk Menja. Po ashtu thotë fjalën e tij edhe për Nkunku e Jasharin.
Menja? Ai dëshiron të qëndrojë, por derisa të mos ketë dritë jeshile duhet të presim edhe pak. Jam i bindur se në fund arsyeja e shëndoshë do të gjejë rrugën e duhur, do të ishte i rëndësishëm për këtë skuadër për projektin e së ardhmes.
Nkunku? Është një lojtar i Milanit dhe jemi të kënaqur që është ende një lojtar i Milanit.
Jashari? Është një lojtar mbi të cilin kemi pritshmëri të mëdha. Në sezonin e kaluar ka treguar ndeshje të rëndësishme. Prej dy muajsh është shumë mirë, është rikuperuar nga dëmtimi, ka luajtur dy ndeshje në Kupën e Italisë dhe në Superkupë duke treguar se mund të qëndrojë në një shoqëri si Milani, prandaj shikojmë përpara me besim. Do të jetë i rëndësishëm për Milanin e së ardhmes.