TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Xhob Belingham ka pasur një gjashtëmujor të parë të vështirë te Borusia Dortmund. Megjithatë, në një intervistë, trajneri Niko Kovaç flet me superlativa për 20-vjeçarin – dhe shpjegon pse ndonjëherë duhet ta frenoj pak. Jo të gjithë në Bundesligë janë të kënaqur që viti i ri nis me një ndeshje në mesjavë. Por për Belinghamin, nuk mund të kishte një fillim më të mirë.
Meqë do ta humbas ndeshjen e rifillimit të së premtes në Frankfurt për shkak të pezullimit me karton të kuq, talenti i ri i Dortmundit do të jetë edhe më i motivuar për dy ndeshjet radhazi në shtëpi kundër Bremenit të martën dhe St. Paulit katër ditë më vonë. Sidomos sepse, nëse i besohet trajnerit të tij, ai mendon për futbollin 24 orë në ditë. “Ndonjëherë i them se nuk duhet vetëm të haj, të pij dhe të flej futboll, por i duhen edhe gjëra të tjera në jetë për t’i pastruar mendjen,” zbulon Niko Kovac dhe e lavdëron pa kursim blerjen e verës, i cili ka pasur një gjysmë sezoni të parë të vështirë te BVB, jo së fundmi edhe për shkak të kartonit të kuq.
“Kur një lojtar kalon nga Çempionship në Bundesligë, sipas mendimit tim është një hap shumë i madh. Po, Çempionship është një ligë shumë fizike, por nga ana futbollistike niveli në Bundesligë është shumë më i lartë,” shpjegon Kovaç lidhur me atë që disa – si për shembull babai i Belinghamit – e konsiderojnë një fillim disi të kujdesshëm të 20-vjeçarit. “Dhe te Dortmundi, konkurrenca brenda skuadrës është shumë e fortë.”
Për më tepër, Belingham jo vetëm që ka ardhur në një vend me gjuhë dhe kulturë të ndryshme, por edhe në klubin ku vëllai i tij Xhud u zhvillua në një lojtar të madh, “gjë që i shton edhe më shumë presion.” Sipas përvojës së Kovaç, zakonisht duhen “3 deri në 6 muaj që një lojtar i ri të ambientohet në një klub të ri – kjo natyrisht ndryshon nga lojtari në lojtar. Duhet kohë, por ndonjëherë njerëzit janë të padrejtë dhe presin hapa të mëdhenj zhvillimi menjëherë.” Kovaç, nga ana tjetër, është plotësisht i kënaqur me Belinghamin.
“Ai dëshiron të punoj fort çdo ditë dhe të përmirësohet, qoftë duke parë vidjo apo në fushën stërvitore. Kjo është pikërisht ajo që dëshiron një trajner. Ndonjëherë më duhet ta ngadalësoj dhe t’i kujtoj se kemi dy ndeshje në javë. Por kjo më pëlqen shumë. Jo vetëm sepse e ndihmon atë, por edhe sepse motivon lojtarët e tjerë.”