SPORT, 9 Janar 2026, 18:00

Kurioziteti, Grilish e Kin morën kartonë të kuq të pazakontë

Kurioziteti, Grilish e Kin morën kartonë të kuq të

Lojtarët e Evertonit në duelin kundër Uolves morën dy kartonë të kuq dhe e përfunduan ndeshjen me vetëm tetë lojtarë në fushë. Të dy që u ndëshkuan për shkak të situatave të pazakonta.

Nuk ishin sjelljet e dhunshme që normalisht çonin në kartonë të kuq. Përkundrazi, edhe Grilish mori dy kartonë të verdhë pa kryer asnjë faull të vetëm. Në minutën e 83-të, u regjistrua kartoni i parë i kuq të çuditshëm dhe ishte M.Kin, që shënoi golin për Evertonin. Kin i tërhoqi flokët lojtarit kundërshtar, Arokodare dhe mori një karton të kuq direkt për këtë.

Kurse Grilish ndërhyri aty dhe mori kartonin e parë të verdhë për protestë. Jo shumë kohë më vonë, anglezi, i pakënaqur me vendimin e gjyqtarit, filloi ta duartrokiste Tomas Kirk, kështu që ai mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua pa asnjë faull. Megjithatë, këta dy kartonë të kuq nuk ndikuan në rezultatin përfundimtar (1-1).