SPORT, 9 Janar 2026, 19:47

Valverde i dëshpëruar nga humbja me Barcelonën: Ndeshja ishte një tmerr dhe torturë

Valverde i dëshpëruar nga humbja me Barcelonën: Ndeshja ishte

Ernesto Valverde, trajneri i Atletik Bilbao ka pranuar, pas humbjes shkatërruese 5-0 kundër Barcelonës, se ishte një nga ndeshjet në të cilat ata kishin performuar më keq në një kohë të gjatë. Ai foli për shumë tema, por 90 minutata i përblodhi me një fjali, “Nje tmerr dhe torturë e vertetë”. Pë pas Valverde foli për sfidën, duke u përqëndruar në detaje.

“Ishte një ndeshje ku e nisëm mirë, por sapo Barça shënoi, e ndjemë goditjen shumë. Nëse e ul kokën kundër ekipeve si këto, ata do të të sulmojnë dhe të shkatërrojnë. Rezultati 4-0 në pjesën e parë ishte i dhimbshëm dhe pjesa e dytë ishte torturë. Na u desh të përpiqeshim ta parandalonim që të përkeqësohej sepse nuk kishim mjaftueshëm shpirt.

Një ndeshje e keqe, një nga më të këqijat që kemi luajtur prej kohësh, dhe në ditën që po luanim për Superkupën. Duhet të ngrihemi dhe kjo është ajo që do të bëjmë”. Fjalë të dala nga një trajner që ka provuar gjithçka me skuadrën e tij, por edhe si jë ekspert i pankinave në Spanjë. Më pasi ai vazhdoi. “Ajo që ndodhi në këtë ndeshje nuk është diçka që ndodh rregullisht.

Ne jemi një ekip që gjithmonë lufton dhe përpiqet të japë gjithçka, por sot, nuk e di, është diçka që zakonisht nuk na ndodh. Ndoshta menduam se të rrimë duarkryq do të na ndihmonte zoti të bënim më mirë, por nuk ndodhi. Duhet të përballemi me situatën. Tani duhet të rikuperojmë veten pas një pengese si kjo, e cila ka qenë e tmerrshme për ne.

Mund të humbasësh në shumë mënyra, por kur humbet 4-0 në pjesën e parë, kjo do të thotë se kundërshtari ka qenë shumë më superior se ty” ka shtuar ai. Një rezultat i dobët që zgjat një seri të paqëndrueshme për Bilbaon, të cilët po hasin vështirësi në shënimin e gola. “Nuk kemi shumë fat në zonë, por këto gjëra ndodhin. Gjatë 90 minutave duhet të kapërcesh gjithçka në një ndeshje” ka deklaruar në fund trajneri i ekipit bask.