SPORT, 28 Dhjetor 2022, 12:10

Trajneri i ri i kombëtares vjen në janar. Ja emrat që përfliten

Trajneri i ri i kombëtares vjen në janar. Ja emrat që

Jemi në ditët e fundit të vitit dhe shumë tifozë të ekipit kombëtar presin zyrtarizimin e trajnerit të ri që do të udhëheqë kuqezinjtë në kualifikueset e radhës, të cilat do të nisin në muajin mars.

Në prononcimet e fundit, kreu i FSHF-së është shprehur se janari do ta gjejë Shqipërinë me një trajner të ri, çka pritet të shihet. Kandidati potencial për të ardhur në krye është Esteban Kambiaso, ka ka vizituar dhe darkuar në Tiranë pak kohë më parë. Argjentinasit pritet që t’i plotësohen kushtet dhe të fillojë nga puna në Shqipëri.

Ish-lojtari i Interit dhe Real Madridit nuk ka një eksperiencë të madhe në drejtim, teksa vetëm për një periudhë 3- mujore ka qenë ndihmës trajner i Pekerman te kombëtarja e Kolumbisë, vetëm për Botërorin e vitit 2018 në Rusi.

Kështu, një zyrtarizim i tillë, do të quhej edhe një eksperiment me ekipin kombëtar, që në fund të kompeticioneve do të shihet si ka rezultuar, mirë apo keq. Por në ditët e fundit në skenë ka dalë edhe kolumbiani Reinaldo Rueda.