TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ajaksi mund të ndikojë në të ardhmen e Tomas Strakoshës. Portieri nuk po gjen prej kohësh hapësira në ekip, teksa u shoqërua edhe me një dëmtim në kyçin e këmbës që e la për disa kohë jashtë fushave.
Ndërkohë, te Brentfordi portier i parë është David Raja, që po ashtu si shqiptari, bën pjesë në kombëtaren spanjolle. Kritikat e agjentit të Strakoshës për klubin e Premier Ligës ishin të qarta. Mes fjalëve të tij thuhej se ai dhe Tomasi nuk po e kuptonin sjelljen që po bënte klubi.
Kështu që për të duhet të gjendet një zgjidhje, qoftë edhe shitja e një prej portierëve. Sipas asaj që raportojnë nga Anglia, për Rajën në skenë ka dalë Ajaksi. Holandezët janë në kërkim të një portieri dhe nuk përjashtohet që të bëjnë një ofertë për spanjollin.
Kështu, një lëvizje e tillë do t’i jepte mundësinë Tomas Strakoshës që të merrte çelësat e portës së Brentfordit. Deri tani portieri i Kombëtares ka luajtur vetëm një ndeshje me klubin anglez në Kupë.