SPORT, 22 Dhjetor 2021, 17:46

PSG: Ja kur do të kthehet në fushë Nejmar

PSG: Ja kur do të kthehet në fushë Nejmar

Do të duhet të presim pak më shumë përpara se të shohim Nejmar të kthehet në fushë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ekipi i PSG-së, që ka bërë një njoftim zyrtar se kur do të kthehet braziliani në fushën e lojës.

Sipas mjekëve në Paris, Nejmarit i duhet ende kohë për t’u rikuperuar nga dëmtimi i rëndë që pësoi në kyçin e këmbës së majtë. “Nejmar po vazhdon programin e rikuperimit në qendrën sportive; rikthimi i tij në stërvitje pritet pas 4-5 javësh”, thuhej ndër të tjera në komunikatë.

Sipas parashikimeve, Nejmar pritet të rikthehet në fushën e lojës vetëm në muajin shkurt. Megjithatë, është në rrezik të madh ndeshja e Champions League kundër Realit që do të luhet në 15 shkurt.