SPORT, 22 Dhjetor 2021, 15:37

Grabiti dhe terrorizoi sulmuesin e Napolit, policia arreston autorin e ngjarjes

Grabiti dhe terrorizoi sulmuesin e Napolit, policia arreston autorin e ngjarjes

“Nuk e dija që kam grabitur Adam Ounas. E mora vesh të nesërmen në gazetë”. Këto ishin fjalët e të arrestuarit për grabitjen e sulmuesit të Napolit, Adam Ounas, ngjarje që ndodhi të shtunën e 18 dhjetorit.

Autoritetet italiane kanë arrestuar grabitësin e tij.

Ai u ndalua ditën e djeshme dhe ndodhet në ambientet e policisë, për të dhënë më shumë detaje mbi ngjarjen.

Sipas asaj që raporton "Corriere del Mezzogiorno", hajduti tha se nuk e dinte që po grabiste një futbollist.

"Duke qenë se, ai po udhëtonte me një makinë kaq luksoze, mund të kishte sende me vlerë, të cilat mund t’i grabisja dhe më pas t’i shisja", citon hajdutin gazeta italiane. Megjithatë, malli i vjedhur nuk është gjetur ende.