TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pandemia e Koronavirusit vijon të krijojë probleme serioze në kampionatet elitare në Evropë. Kështu, në Serinë A, vijnë të tjera lajme për përhapjen e virusit.
Ka rezultuar pozitiv edhe Lorenco Insinje, që nuk do të jetë në dispozicion të Spallettit derisa të negativizohet.
Vetë klubi i Napolit ka sqaruar nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare se, Insinje “ka kryer një tampon molekular dhe ka rezultuar pozitiv. Lojtari do të mbikëqyret gjatë periudhës së izolimit në shtëpinë e tij. Ekipi, pas indikacioneve të autoriteteve shëndetësore, kreu një raund testesh molekulare, rezultatet e së cilave do të shpallen në orët e vona të pasdites”.
Napoli nuk do të mund ta llogaritë dot Insinjen për ndeshjen e fundit të vitit 2021. Kujtojmë që sulmuesi sapo ishte kthyer nga një periudhë e ndërlikuar për shkak të problemeve fizike.