TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Barcelona nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertën ndaj Seviljes, në sfidën e prapambetur të javës së 4-të në La Liga, edhe pse vendasit ishin me një lojtar më pak që në minutën e 64-t kur Kunde u ndëshkua me të kuq.
Sa u përket golave, vendasit kaluan të parë në avantazh me Papu Gomez në minutën e 32-të, por avantazhi i Seviljes zgjati vetëm 13 minuta, sepse në frymën e fundit të fraksionit të parë, Barcelona barazoi fal golit të Araujo i cili shfrytëzoi në maksimum pasimin e Dembele.
Ndërkohë, pas 18 javësh Barcelona mban vendin e 7-të me 28 pikë, dy pikë larg zonës Champions.
Reali i Madridit që tani kryeson i qetë, me pesë pikë më shumë se Sevilja, që mbetet në vendin e dytë me 38 pikë.