SPORT, 21 Dhjetor 2021, 21:14

Interi dhe Milani zyrtarizojnë gjithçka, ja projekti fitues për stadiumin e ri

Interi dhe Milani zyrtarizojnë gjithçka, ja projekti fitues për

Tashmë është zyrtare, Interi dhe Milani kanë komunikuar për publikun projektin e zgjedhur për stadiumin e ri. Ashtu si ishte raportuar më parë nga mediat italiane, do të jetë projekti i quajtur “Katedralja” ai që do të vihet në zbatim.

Impianti i ri i Milanos është projektuar nga studioja "Populous" dhe është i inspiruar nga Duomo dhe Galleria Vittorio Emanuele II. Ky projekt kishte disa muaj që ishte në avantazh ndaj projektit “Anelli” të Manica-Sportium.

Studio Populous ka projektuar më shumë se 1000 stadiume, mes të cilëve “Uemblin” e ri dhe stadiumin i ri i Totenhemit. Tashmë mbetet për tu mësuar se çfarë do të bëhet me “San Siron”. Ekziston mundësia që të shkatërrohet pas Lojërave Olimpike dimërore të vitit 2026, pasi ceremonia hapëse e këtij eventi do të zhvillohet aty.