TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Milani kërkon që të harrojë humbjen përballë Napolit dhe të lërë pas këtë moment të vështirë, ku ka grumbulluar vetëm tetë pikë në shtatë ndeshjet e fundit që ka zhvilluar në Serinë A, duke synuar fitoren përballë Empolit në ndeshjen e fundit të vitit 2021.
“Empoli është një kundërshtar i fortë, ka mundur edhe Juventusin dhe Napolin. Por ne duhet që të marrim tri pikët. Në krahasim me vitin e kaluar, duhet të mbledhim më shumë pikë në fazën e dytë.
Leao do të mungojë. Nesër nuk do të luajë edhe Ibrahimovic për shkak të një shqetësimi në gju”, ka deklaruar trajneri i Milanit, Stefano Pioli në një konferencë për mediat në prag të sfidës së nesërme.
“Empoli është një skuadër shumë dinamike. Lëviz shumë në fushë. Lojtarët e Empolit bëjnë gjërat e duhura në fushë, sepse janë të stërvitur shumë mirë. Nesër duhet të fitojmë me çdo kusht tre pikët, që të rifutemi në garë”, tha Pioli.