TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Borusia e Dortmundit nuk i ka hequr shpresat për rinovimin e kontratës së Erling Haland. Sulmuesi norvegjez, ndër më të mirët në qarkullimi gjatë viteve të fundit, kërkohet nga klubet më të mëdha në Europë dhe sipas klauzolës së në kontratën e nënshkruar me verdhezinjtë mund të largohet për 75 milionë euro.
Prestigjiozja gjermane “Bild”, shkruan këtë të mërkurë që Borusia e Dortmundit do t’i ofrojë dyfishin e pagës për ta bindur që të qëndrojë. Pra, nga tetë milionë euro në sezon, gjiganti nordik do të përfitonte plot 16 milionë, falë një marrëveshjeje “faraonike” të arritur me sponsorin e klubit, "Puma".
Nëse do ta pranojë ofertën e verdhezinjve, Haland do të shndërrohet automatikisht lojtari më i paguar, duke lënë pas edhe ikonën e Borusias së Dortmundit, 32-vjeçarin Marko Rojs, që po falë marrëveshjes me "Puma"-n paguhet 12 milionë në sezon.
Manaxheri i Haalandit, Mino Rajola, nuk e ka përjashtuar mundësinë që klienti i tij të qëndrojë te Borusia e Dortmundit, megjithatë shumë të do të varet edhe nga ecuria e verdhezinjve gjatë pjesës së dytë të sezonit. Nëse skuadra e Marko Rose nuk do të arrijë të kualifikohet në Champions, atëherë do të ishte jashtë logjike që talenti norvegjez të qëndronte në “Signal Iduna Park”. Reali i Madridit, Mançester Junaitid, por edhe Barcelona po presin me vëmendje zhvillimet e merkatos, me shpresën se mund të bëjnë të tyrin 21-vjeçarin.