SPORT, 19 Maj 2026, 22:40

Pritjes 22-vjeçare i vjen fundi, Arsenali shpallet kampion i Anglisë për herën e 14-të

Pritjes 22-vjeçare i vjen fundi, Arsenali shpallet kampion i Anglisë

Arsenali është zyrtarisht kampioni i ri i Premier League, kjo pas barazimit të Manchester Cityt kundër Bournemouth në transfertë.

Me 4 pikë diferencë dhe me një ndeshje për t’u luajtur, “Topçinjtë” kanë siguruar matematikisht titullin kampion në Angli pas 22 vitesh pritjeje.

Takimin në “Vitality Stadium” e vendosi Kroupi me golin e tij në minutën e 39’, duke i dhënë kështu një goditje të fortë Pep Guarediolës në sezonin e tij të fundit në krye të “Qytetarëve”, ndërsa këta të fundit shënuan sa për statistikë me Haalandin në fund.

Tashmë vëmendja e Arsenalit do të jetë më 30 maj, ku në Budapest do të përballet me PSG për titullin kampion të Champions League.

Pritjes 22-vjeçare i vjen fundi, Arsenali shpallet kampion i Anglisë