SPORT, 19 Maj 2026, 17:36

Ançeloti e përfshiu në listën për Botërorin, Nejmar fiton 5 milion euro brenda një ore pas lajmërimit

Ançeloti e përfshiu në listën për Botërorin,

Karlo Ançeloti u ka dhënë fund dilemave sa i përket pjesëmarrjes së sulmuesit Nejmar në Botërorin 2026, pasi ka vendosur që të grumbullojë futbollistin në listën e tij për aktivitetin. Dhe duke e bërë këtë, i ka dhuruar 5 milionë euro sulmuesit të njohur.

Prania apo jo e Nejmar ishte tema më e diskutuar në Brazil prej muajsh dhe Ançeloti në fund zgjodhi që të merrte sulmuesin, edhe pse nuk e kishte pasur në dispozicion gjatë vitit të fundit dhe gjendja e tij nuk ishte më optimalja e mundshme. Kësisoj Nejmar do të jetë në Botëror dhe lojtari ka përfituar menjëherë nga ky fakt, për të fituar para.

Brenda 50 minutash nga konferenca e Ançelotit, Nejmar bëri tre postime në rrjetet sociale, duke promovuar një platforme për e-commerce, një markë sportive dhe një pije energjike. Të tre këto postime të sponsorizuara, të cilat sipas “Globo”, i kanë sjellë atij një përfitim prej rreth 5 milionë eurosh.