TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kristjan Asllani e ka mbyllur me Beshiktashin në Turqi. Ndeshja e fundit ishte më 15 maj ndaj Rizesporit, ndërsa klubi turk nuk planifikon që t’i blejë kartonin. Devis Vaskez, El Bilal Ture dhe Jota Silva janë lojtarët e tjerë të largua, ndërsa do të jetë një revolucion te Beshiktashi.
Asllani largohet me kujtimin e 17 ndeshjeve të luajtura. Gjatë kësaj kohe shënoi dy gola dhe asistoi dy të tjerë.
Kristian Kivu tek Interi nuk e kishte në plane, për këtë edhe i hapi rrugë huazimeve. Kontrata e Asllanit ndërkohë është e vlefshme deri në vitin 2028.
Gjasat janë që Interi të ulë pretendimet për 24-vjeçarin. Nuk përjashtohet mundësia që të preferohet tjetër huazim për mesfushorin e Kombëtares.