SPORT, 19 Maj 2026, 10:55

Maran flet për herë të parë si trajner i Shqipërisë: Krenari e madhe. Dua të ndërtoj një skuadër agresive

Maran flet për herë të parë si trajner i

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ka thënë fjalët e tij të para si trajner i Shqipërisë.

“Përshëndetje, dua të falënderoj presidentin që ma dha një detyrë që është shumë e rëndësishme për mua. Dua të falënderoj edhe Sylvinhon dhe komplimente për atë që ka bërë. E kam ndjekur me kujdes Kombëtaren e Shqipërisë dhe meritoni komplimente.

Presidenti tashmë më jep mundësinë të drejtoj një Kombëtare që përfaqëson një popull shumë krenar. Është krenari e madhe për mua dhe premtimi është të transferoj në fushë atë dashurinë e madhe për këtë komb dhe këtë fanellë, duke dhënë maksimumin gjithë stafin që punon me mua dhe ata që do të njoh në Federatë.

Është një angazhim moral për mua, është emocion i madh, sepse është diçka shumë e forta ajo që ndiej për këtë mision. Të transmetojmë në fushë atë që përfaqësoni ju, për tifozët dhe kombin. Dua të kem një skuadër agresive. Duhet të demonstrojmë se jemi të fortë në fushë. ADN-ja ime është kjo, dua ta transmetoj këtë në çdo ndeshje. Kjo Kombëtare është si të trajnosh një klub, sepse ka ndjenjë të fortë përkatësie”, tha Maran.

Tekniku italian theksoi se afrimiteti i tij me vendin dhe futbollin shqiptar ka qenë i hershëm, duke e konsideruar këtë detyrë si një hap të rëndësishëm në karrierë.

Maran nënvizoi gjithashtu se kjo është një përgjegjësi e madhe dhe një impenjim që ai e merr seriozisht, duke synuar të ndërtojë një skuadër konkurruese.

“E kam ndjekur nga afër Kombëtaren shqiptare dhe për këtë keni komplimentet e mia. Me jepet mundësia për të trajnuar një kombëtare që përfaqëson një popull me krenari të madhe. Duke qenë afër shtëpisë tuaj, diçka që unë e kam perceptuar gjithmonë.

Është krenari e madhe për mua dhe premtimi është për të kërkuar të transferojmë atë dashuri për këtë fanelle, ta transferojmë në fushë, duke vënë të gjithë brendësinë time dhe stafin tim dhe ata që do njoh. Për mua është një impenjim që ndërmarr”, tha ai në konferencë.