TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mançester Siti po bëhet gati t’i japë lamtumirën Pep Guaridolës, pasi mediat angleze kanë zbuluar se ai do të largohet nga drejtimi i “qytetarëve” në mbyllje të këtij edicioni. Por emri i pasardhësit të tij, ka krijuar jo pak telashe.
Sipas informacioneve nga burime të ndryshme, do të jetë Enco Mareska ai cili do të ulet në pankinën e Mançester Sitit, duke vazhduar punën e spanjollit, ndihmës i të cilit ka qenë në të kaluarën. Por Çelsi mban ende nën kontratë trajnerin italian, të cilin e largoi nga drejtimi i skuadrës në muajin janar dhe ka bërë të qartë se nuk do të lejojë që të transferohet falas në radhët e rivalëve në Premier Ligës.
Çelsi kërkon dëmshpërblim ekonomik për të prishur kontratën me trajnerin dhe për më tepër, ka kërcënuar Sitin se do t’u drejtohet rrugëve ligjore nëse vazhdon “ngacmimin” e trajnerit që ka nën kontratë, duke krijuar një situatë shumë të pazakontë. Në muajt e kaluar, drejtues të klubit të Çelsit, lanë të kuptohet se largimi i Mareskës në janar, nuk kishte qenë një vendim që kishte ardhur me iniciativë të klubit.