SPORT, 18 Maj 2026, 17:54

Takim mes Murinjos dhe Rui Kostas, zbulohet data kur trajneri pritet të prezantohet te Real Madrid

Takim mes Murinjos dhe Rui Kostas, zbulohet data kur trajneri pritet të

Zhoze Murinjo po bëhet gati t’i japë lamtumirën Benfikës dhe të nisë etapën e tij të re si tekniku i Real Madrid. Pas mbylljes së kampionatit portugez i pamposhtur, por në vendin e tretë, takimi i tij i sotëm me presidentin e klubit, Rui Kosta, pritet t’i japë fund etapës së tij në këtë klub.

Murinjo ka kontratë deri në verën e vitit 2027 me Banfikën, por kishte vendosur në të një klauzolë që i mundësonte largimin nëse do të paguante 7 milionë euro. Një shifër të cilën Real Madrid ka vendosur ta paguajë dhe për këtë arsye, Murinjo pritet t’i komunikojë sot Rui Kostas vendimin e tij.

Sa i përket zyrtarizmit të Murinjos si trajneri i ri madrilenëve, ai pritet të ndodhë të dielën më datë 24, pasi të shtunën deri në mesnatë në klub pritet dorëzimi i dokumentacionit për kandidatët për president të Real Madrid në zgjedhjet që ka shpallur Florentino Perez. Nëse nuk paraqitet askush tjetër përvecc Perez, zgjedhja e tij bëhet automatike dhe kësisoj, Murinjo do të prezantohet si tekniku i ri.

Parashikohet që më datë 26 të bëhet edhe prezantimi tij në Valdebebas me firmën përkatëse deri në verën e vitit 2028. Murinjo kësisoj do të kthehej për etapën e dytë te madrilenët, me të cilët mes viteve 2010-2013 fitoi një kampionat, një Kupë Mbreti dhe një Superkupë të Spanjës.