TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lionel Messi ishte një nga më të mirët në fitoren 2-0 të Inter Miami CF kundër Portland Timbers, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin amerikan. Messi realizoi në minutën e 31-të, pas një asisti të Telasco Segovia.
“Pleshti” dhuroi asist në minutën e 42-të për Germán Berterame, i cili realizoi golin e dytë për skuadrën nga Miami.
Messi shkon në kuotën e 910 gola në karrierën e tij, të shënuara në 1,154 ndeshje zyrtare, duke vazhduar të shkruajë historinë. 38-vjeçari luan te Inter Miami që në vitin 2023, periudhë në të cilën erdhi nga PSG.