TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Korabi dhe Apolonia janë dy skuadrat që kanë arritur të fitojnë ndeshjet e “Play-off” për të vazhduar më tej ndeshjet për një vend në Kategorinë Superiore.
Përballja mes Korabit dhe Tomorit u mbyll me shifrat 1-0, me vendasit që arritën të marrin një biletë në finalen e superligës. Vendimtarë rezultoi goli i Geci në minutën e 41-të të takimit.
Skuadra tjetër që mori një biletë ishte edhe Apolonia, e cila nuk fali përballë tërbunit, pasi fierakët arritën të fitonin me rezultatin minimal 1-0, me gol të shënuar nga Krasniqi me penallti në minutën e 18-të.
Korabi dhe Apolonia tashmë do të përballen mes tyre për të shpresuar në përballjen me vendin e 8-të të “Abissnet Superiore”, për të përcaktuar edhe ekipin që do të luajë sezonin e ardhshëm në Superligë.